Flash News

Bota

Rusia i përgjigjet akuzave për mosrespektim të armëpushimit: Evakuimi u pengua nga nacionalistet ukrainas, jo nga ne

Rusia i përgjigjet akuzave për mosrespektim të armëpushimit:
Foto: AP

Sot në mëngjes, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, u shpreh duke thënë se ushtarët rusë vazhduan të bombardonin zonën pavarësisht armëpushimit të përkohshëm që dy vendet vendosën.

Sipas zyrtarëve ukrainas, pala ruse nuk ka respektuar armëpushimin e përkohshëm, ndërkohë, banorëve u është kërkuar të strehohen në vende të sigurta deri në pritjen e një vendimi të dytë.

BBC shkruan se pas këtyre deklaratave, ka reaguar ministria e Mbrojtjes ruse. MB ruse është përgjigjur teksa thonë se nuk janë ushtarët rusë ata që po pengojnë evakuimin e sigurt të ukrainasve nga Mariupol, duke bërë deklaratën e fortë se nacionalistë ukrainas janë ta që kanë penguar civilët te largohen në rrugë të sigurta nga qyteti, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria.

Sipas ministrisë, forcat ruse u sulmuan pasi kishin ngritur korridore humanitare për civilët që të largoheshin nga qyteti.

Të fundit