Flash News

Bota

Rusia i përgjigjet kërkesave të SHBA-së për Ukrainën, Washingtoni refuzon të zbardhë detaje

Rusia i përgjigjet kërkesave të SHBA-së për

Rusia i është përgjigjur në një letër kërkesave të SHBA-së për Ukrainën, në takimet e zhvilluara me liderët e dy shteteve.

CNN shkruan se përgjigja e Moskës vjen disa ditë pasi Uashingtoni dorëzoi dokumentet e veta në Moskë dhe përpara një telefonate të planifikuar midis Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov të martën.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit dhe një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmuan të hënën se ata "morën një përgjigje me shkrim nga Rusia".

"Do të ishte joproduktive të negocionim në publik, kështu që ne do t'ia lëmë Rusisë nëse duan të diskutojnë përgjigjen e tyre," tha zëdhënësi. “Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut për të adresuar këto çështje dhe do të vazhdojmë të konsultohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, përfshirë Ukrainën”.

Është e paqartë nëse përgjigja me shkrim e Moskës, e raportuar fillimisht nga Ëashington Post, është marrë para ose pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën mbi përshkallëzimin e Moskës përgjatë kufirit me Ukrainën, i cili përfundoi në një përplasje midis SHBA-së dhe Rusisë.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve pas seancës, në të cilën SHBA-ja akuzoi Rusinë se planifikon të grumbullojë dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit Bjellorusi-Ukrainë, se SHBA-të "kërkuan që ky takim të lejojë rusët të japin një shpjegim se cilat janë veprimet e tyre."

Të fundit