Flash News

Bota

Rusia kërkon largimin e Zelenskyt? Senatori: Normalizimi mund të ndodhë vetëm pas ndryshimit të udhëheqjes

Rusia kërkon largimin e Zelenskyt? Senatori: Normalizimi mund të

Çdo normalizim i lidhjeve midis Moskës dhe Kievit "mund të ndodhë vetëm pas një ndryshimi në udhëheqjen e Ukrainës", tha një senator i lartë rus.

Konstantin Kosachev u shpreh se "nuk pret asgjë të mirë nga regjimi aktual i Kievit", shkruan CNN.

"Ata janë të bllokuar në veprimet dhe ideologjinë e tyre të mëparshme. Ata nuk kanë liri të manovrimit. Unë besoj se çdo normalizim i mundshëm mund të ndodhë vetëm pas një ndryshimi të pushtetit në Ukrainë. Shpresojmë se [procesi] do të jetë kushtetues herën tjetër," tha Kosachev.

Ky i fundit paralajmëroi se banorët në rajonet e Ukrainës, përfshirë Odesën dhe Dnepropetrovsk, "mund të ndryshojnë statusin e tyre, nëse autoritetet vazhdojnë t'i trajtojnë ata si terroristë ose separatistë dhe refuzojnë të angazhohen në dialog".

 

Të fundit