
Flash News
Tri mënyra të mirëprovuara për të demontuar një autokrat
Trafikimi i qenieve njerëzore/ Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara në Greqi
U arrestua në Durrës, kush është “Akili” që përdorte 25 identitete, i shpëtoi 5 atentateve
Aksioni i RENEA-s, arrestohet në Durrës Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili”
RENEA aksion në Durrës, kontrolle në Sukth e Shijak
Rusia konfirmon deklaratat e Ukrainës: Ushtarët koreanoveriorë luftuan krah për krah dhe derdhën gjak me oficerët tanë në rajonin e Kurskut
Rusia e ka pranuar për herë të parë se ka dërguar ushtarë të Koresë së Veriut në betejën për t’i zmbrapsur forcat ukrainase nga rajoni i Kurskut, pasi ushtria ukrainase kreu një inkursion të papritur matanë kufirit me Rusinë verën e kaluar. Ministria e Jashtme e Rusisë tha të shtunën se e njeh "kontributin e rëndësishëm" të ushtarëve koreanoveriorë në përpjekjet ushtarake të Moskës.
Duke cituar Traktatin për Partneritetin Strategjik midis Rusisë dhe Koresë së Veriut nga 4 dhjetori i vitit 2024, Ministria tha se "një faqe e re është shkruar në analet e lavdishme të vëllazërisë ushtarake të popujve rus dhe korean".
"Ushtarët e Ushtrisë Popullore të Koresë... luftuan krah për krah, në të njëjtën llogore, dhe derdhën gjak me ushtarët dhe oficerët tanë në rajonin e Kurskut dhe dhanë një kontribut të rëndësishëm në çlirimin e tokës ruse nga armiku pushtues", tha ajo.
Gjenerali Valery Gerasimov, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, i tha presidentit Vladimir Putin në një video-konferencë se ushtarët koreanoveriorë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në "çlirimin" e rajonit nga ushtarët ukrainas. Me këtë Rusia e pranoi atë që zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë e kanë thënë prej kohësh: se Pheniani dërgoi mijëra ushtarë për të luftuar përkrah forcat ruse në pushtimin e plotë të Ukrainës nga Moska, i cili tani është në vitin e tij të katërt.
Zyrtarët amerikanë thanë se më shumë se 11.000 ushtarë koreanoveriorë morën pjesë në luftë dhe pësuan humbje të mëdha. Gerasimov tha se misioni korean ishte në përputhje me marrëveshjen e partneritetit midis dy vendeve. Rusia thotë se i ka zmbrapsur forcat ukrainase nga shumica e Kurskut, megjithatë Kievi thotë se forcat e tij po qëndrojnë ende në rajonin rus.
Ka pasur shqetësime ndërkombëtare se Rusia po i ofron Koresë së Veriut teknologji për dronë në këmbim të ndihmës të konsiderueshme ushtarake. Gjithashtu ka pasur një forcim të madh të marrëdhënieve midis Moskës dhe Phenianit që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Përveç dërgimit të ushtarëve, Koreja e Veriut e ka furnizuar Moskën gjithashtu edhe raketa me rreze të shkurtër, artileri të automjeteve dhe raketahedhës, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut./REL
Të fundit


Berisha tregon kur do të largohet nga politika
23 Maj 2025, 13:12
Tri mënyra të mirëprovuara për të demontuar një autokrat
23 Maj 2025, 13:03

Berisha: Poja ishte i ftuari i Ramës, Surreli përdorej për takime bandash
23 Maj 2025, 12:49



Meta: Regjimi i krimit shkatërroi zgjedhjet, kërcënim për demokracinë
23 Maj 2025, 12:16



Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja
23 Maj 2025, 11:32

U arrestuan në operacionin “Ura”, 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO
23 Maj 2025, 11:00

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024
23 Maj 2025, 10:41





RENEA aksion në Durrës, kontrolle në Sukth e Shijak
23 Maj 2025, 09:33


Këmbimi valutor, 23 maj 2025
23 Maj 2025, 08:47

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
23 Maj 2025, 08:15
Rriten temperaturat, si pritet të jetë moti gjatë ditës
23 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Maj 2025, 07:48

Vota e diasporës, Berisha: Zarfat u mbushën në Shqipëri
22 Maj 2025, 22:45
"Njoftoni DEA-n", Abilekaj: Ndërkombëtarët nuk i besojnë institucioneve tona
22 Maj 2025, 22:30
Operacioni "Ura", gazetari: SPAK u përdor si certifikues i zgjedhjeve
22 Maj 2025, 22:07
Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
22 Maj 2025, 21:58

Fevziu sqarim për Artan Lamen: Është ende në jetë, por në koma
22 Maj 2025, 21:44




Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t'ia heqë Kosovës?
22 Maj 2025, 20:49
Këlliçi: SPAK ka vepruar pas zgjedhjeve, me regji të Ramës
22 Maj 2025, 20:42



Integriteti i BE-së në Shitje: Edicioni i Tiranës
22 Maj 2025, 19:51

Zgjedhjet e 11 majit, Burimi: Me Trenin Bullgar fiton 300 mijë vota
22 Maj 2025, 19:34

Pas tre mandatesh/ Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president
22 Maj 2025, 19:08
Mira Murati shqiptarja që po riformëson Inteligjencën Artificiale globale
22 Maj 2025, 19:03


Simbolik apo thelbësor? Rreziku i përfaqësimit të grave në Kuvendin e ri
22 Maj 2025, 18:14


Kaja Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
22 Maj 2025, 17:20
Plumbi e goditi në faqe!” Zbardhet identiteti i shqiptarit që u vra në Greqi
22 Maj 2025, 17:11


Shqiptari në Greqi ekzekutohet nga “miku”, gruaja dëgjon gjithçka në telefon
22 Maj 2025, 16:37
Operacioni URA, një urë që lidhi krimin, pushtetin dhe heshtjen e SPAK-ut!
22 Maj 2025, 16:30
Alarm te CIA/ Të shtëna jashtë selisë në Langley, një i plagosur
22 Maj 2025, 16:20











Rikthehet Kuvendi, deputetët të enjten në seancë plenare
22 Maj 2025, 14:34


Aksidenti në Astir/ Makina merr zvarrë një person te vijat e bardha
22 Maj 2025, 14:00



Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, nevojiten politika sociale
22 Maj 2025, 13:23


Pacientja ndërron jetë gjatë operacionit, procedohet mjeku në Durrës
22 Maj 2025, 12:54

Dosja “Black Eagle”në Bruksel nxjerr në skenë pastrimin e parave në Shqipëri
22 Maj 2025, 12:39





Dosja “5D”, debat mes avokatëve të të pandehurve
22 Maj 2025, 11:37

Hoxha: Troplinët kanë marrë projekte nga kryeministri, emëronin drejtues
22 Maj 2025, 11:16
Këlliçi: Zgjedhjet, një farsë e organizuar nga shteti dhe krimi i organizuar
22 Maj 2025, 11:07
“Toyota Yaris”, GJKKO dënon me 4 vite burg avokatin Radovan Çela
22 Maj 2025, 10:56
