Flash News

Bota

Rusia ndërpret marrëveshjen për eksportet e grurit nga Ukraina. Thellohet kriza?

Rusia ndërpret marrëveshjen për eksportet e grurit nga Ukraina.

Rusia ka njoftuar se do të tërhiqet nga marrëveshj e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht që lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj të Detit të Zi. Vendimi erdhi disa orë pasi ajo akuzoi Ukrainën për një sulm "masiv" me dron në flotën e Detit të Zi në Sevastopol, Krime.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se Rusia "po përdor një pretekst të rremë". Pa dhënë prova, Rusia akuzoi gjithashtu trupat britanike për përfshirje në sulm dhe në hedhjen në erë të tubacioneve të gazit muajin e kaluar.

Në përgjigjen e saj, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar (MM) tha se Rusia "po shpërndante pretendime të rreme në një shkallë epike". Ministria ruse e mbrojtjes thotë se dronët e përdorur në sulmin e sotëm kishin në shënjestër anijet e përfshira në marrëveshjen e grurit.

Një zëdhënës i OKB-së tha se organizata, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen me Turqinë, ishte në kontakt me Moskën. Ai shtoi se ishte "jetike që të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim që do të rrezikonte eksportin e grurit”.

Burimi: BBC

 

Të fundit