Flash News

Bota

"Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm", Antony Blinken mbërrin në Ukrainë

"Rusia në çdo moment mund të nisë një

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken 'zbarkoi' sot në Kiev për të biseduar me liderët e Ukrainës, ndërsa rreziku i pushtimit nga Rusia është rritur ndjeshëm. Nga ana tjetër përpjekjet diplomatike për të bindur Rusinë të tërhiqet nga sulmi po lëkunden, raportojnë mediat e huaja.

Pasi bisedimet javën e kaluar dështuan, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi dje se Rusia ishte gati të sulmonte Ukrainën në "çdo moment". Ishte një intensifikim i dukshëm i kërcënimit përpara një takimi midis Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov që pritet në Gjenevë të premten.

Duke shpresuar të tregojë mbështetje të fortë përpara bisedimeve, diplomati i lartë amerikan po bën një vizitë njëditore në Kiev në një shfaqje mbështetjeje për Ukrainën. Ai u përshëndet nga zyrtarët ukrainas dhe më vonë do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky.

Blinken shkon nesër në Berlin për bisedime katërpalëshe me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për të kërkuar unitetin perëndimor.

“Tani jemi në një fazë ku Rusia në çdo moment mund të nisë një sulm ndaj Ukrainës”, u tha gazetarëve të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Të fundit