Flash News

Bota

Rusia sulmoi Mariupolin, por dështoi. Zelensky: Nëse Moska nuk dëshiron paqe, të tërhiqet nga komuniteti ndërkombëtar

Rusia sulmoi Mariupolin, por dështoi. Zelensky: Nëse Moska nuk

Sot shënohet 50 ditë nga nisja e pushtimit rus. Ushtria ukrainase tha se forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme sistematike me raketa dhe bomba në infrastrukturën ushtarake dhe civile në rajonet Kharkiv, Donetsk dhe Zaporizhzhia.

Forcat ruse vazhdojnë të forcojnë njësitë e artilerisë, të optimizojnë sistemet ekzistuese të komandës, inteligjencën dhe mbështetjen mjekësore pranë kufirit lindor të Ukrainës.

Trupat nga aleati rus Bjellorusia vijojnë të kryejnë detyra për të mbuluar rajonet kufitare ukrainas-bjelloruse të Brest dhe Gomel. Në Slobozhansky në Ukrainën verilindore, forcat ruse po gjejnë vende të mundshme për të sulmuar.

Ata gjithashtu vazhdojnë të bllokojnë pjesërisht qytetin e Kharkiv ndërsa sulmet vazhdojnë. Në Donetsk në Ukrainën lindore, forcat ruse luftuan në rrethet Slavyansk, Popasna dhe Kurakhovo dhe sulmuan qytetin port të Mariupolit pa sukses.

Forcat ukrainase shkatërruan një tank, katër njësi të blinduara dhe gjashtë automjete, si dhe një sistem artilerie ruse.

Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky ka thënë se Rusia duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk dëshiron të ndjekë një marrëveshje paqeje.

"Ose udhëheqja ruse do të kërkojë realisht paqen ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare", tha ai.

Duke folur për goditjet në rritje të Rusisë në lindje dhe jug, Zelensky u shpreh: “I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh... trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën.

Burimi: BBC

 

 

Të fundit