Flash News

Bota

Rusia sulmon spitalet, OBSH: Shumë viktima dhe të plagosur, po shkelet ligji humanitar

Rusia sulmon spitalet, OBSH: Shumë viktima dhe të plagosur, po shkelet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar "disa sulme në [qendrat] e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta", tha sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Raporte shtesë janë duke u hetuar. Sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar", shtoi ai.

Deri më tani, OBSH ka konfirmuar gjashtë sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, tha kreu i zyrës së OBSH-së në Ukrainë, Jarno Habicht.

Këto janë ose spitale ose disa prej tyre janë ambulanca, tha Habicht, duke shtuar se sulmet prekin punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në vijën e parë.

Ajo që është e rëndësishme është "të respektohet edhe ligji humanitar për të siguruar korridore të sigurta, sepse nevojat shëndetësore të njerëzve po rriten çdo ditë dhe çdo orë, dhe është shumë, shumë e rëndësishme të sigurohet që të ketë një kalim të sigurt të mallrave të traumës dhe kirurgjisë", shtoi Habicht.

Habicht e përshkroi situatën si "mjaft shkatërruese", pasi sistemi i kujdesit shëndetësor tashmë po përballet me sfida të shumta shëndetësore, përfshirë Covid-19.

Burimi: CNN

Të fundit