Flash News

Bota

Rusia paralajmëron BE se mund të ndërpresë lidhjet nëse i vendos sanksione të reja

Rusia paralajmëron BE se mund të ndërpresë lidhjet nëse

Rusia është e gatshme të ndërpresë lidhjet me BE nëse blloku vendos sanksione të reja, të dhimbshme ekonomikisht, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

BE ka rritur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme mes një grindjeje mbi trajtimin e udhëheqësit të burgosur rus të opozitës, Alexei Navalny.

Kur një intervistues epyeti nëse Rusia po shkonte drejt një "shkëputjeje" me BE, z. Lavrov tha "ne jemi gati për këtë".

"Nëse doni paqe, përgatituni për luftë," tha ai.

Ai tha se një ndërprerje e lidhjeve mund të shkaktohet nga sanksionet e BE që "krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, përfshirë këtu në zonat më të ndjeshme".

"Ne nuk duam të izolohemi nga punët e botës, por duhet të jemi të përgatitur për këtë”, tha ministri  në kanalin rus në YouTube Solovyov Live, shkruan BBC

Në javën e kaluar Rusia dhe BE kanë dëbuar tre nga diplomatët e njëri-tjetrit pas një mosmarrëveshje të fortë për çështjen Navalny.

Dëbimet i nisi Rusia një javë më parë, duke thënë se tre diplomatë të BE kishin marrë pjesë në një protestë të paligjshme pro Navalny - një pretendim i hedhur poshtë nga BE. Njoftimi rus erdhi gjatë një vizite nga shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell. 

Të fundit