Flash News

Bota

Rusia paralajmëron se mund të sulmojë shtetet e NATO-s që ndihmojnë Ukrainën

Rusia paralajmëron se mund të sulmojë shtetet e NATO-s që

Kremlini ka paralajmëruar se mund të synojë objektet ushtarake në Britaninë e Madhe për shkak të mbështetjes që po jep për Ukrainën, ndërsa ka shtuar se mund të godasë gjithashtu diplomatët britanikë që kthehen në Kiev pas bisedave 'provokative' të një ministri të mbrojtjes për bombardimin e Rusisë.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, u shpreh se mund të autorizohen sulme kundër shteteve të NATO-s që ofrojnë armë për Ukrainën.

Ajo paralajmëroi: "A e kuptojmë saktë se për hir të ndërprerjes së logjistikës së furnizimeve ushtarake, Rusia mund të godasë objektivat ushtarake në territorin e atyre vendeve të NATO-s që furnizojnë me armë regjimin e Kievit?

Në fund të fundit, kjo çon drejtpërdrejt në vdekje dhe gjakderdhje në territorin ukrainas. Me sa kuptoj unë, Britania është një nga ato vende.'

Deklarata e saj erdhi pasi ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey, tha se Mbretëria e Bashkuar mbështeti sulmet ajrore të Ukrainës në infrastrukturën ruse.

Heappey tha gjithashtu se Britania do të rifillonte stërvitjen e trupave ukrainase brenda Ukrainës nëse konflikti do të 'ngrihej' në rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk.

Por komentet e tij u kapën nga Kremlini, që e akuzoi atë për 'provokim'. Në një përshkallëzim të konsiderueshëm të tensioneve, Moska paralajmëroi gjithashtu se do të ishte e gatshme të sulmonte 'qendrat vendimmarrëse' në Kiev si hakmarrje - edhe nëse diplomatë britanikë dhe të tjerë perëndimorë do të ishin të pranishëm.

Burimi: Daily Mail

 

Të fundit