Flash News

Bota

Rusia paralajmëron shënjestrën e radhës: Banorët e Kievit të largohen nga shtëpitë!

Rusia paralajmëron shënjestrën e radhës: Banorët e

Edhe pas vendimit për të vazhduar negociatat me delegacionin ukrainas për t’i gjetur një zgjidhje krizës, Rusia nuk i ndali sulmet dhe bombardimet mbi Ukrainë.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, paralajmërohen qytetarët ukrainas të largohen nga banesat e tyre pasi Rusia ka planifikuar një sulm ndaj objekteve të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës (SBU) dhe Qendrës së 72-të të Informacionit dhe Operacioneve Psikologjike (PSO) në Kiev.

"Për të penguar sulmet informative kundër Rusisë, [forcat ruse] do të godasin objektet teknologjike të SBU dhe Qendrës kryesore të 72-të PSO në Kiev. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas të përfshirë nga nacionalistët ukrainas në provokimet kundër Rusisë, si dhe banorët e Kievit që jetojnë pranë stacionet e transmetimit, të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha në deklaratë Ministria e Mbrojtjes.

Sulmet mbi Ukrainë nisën më 24 shkurt. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se do të fillonte një ofensivë vetëm disa minuta para se sulmi i parë me raketa të godiste Ukrainën.

Qindra njerëz kanë mbetur të vdekur dhe të tjerë janë plagosur, ndërsa Evropa dhe SHBA-të i kanë bërë thirrje vazhdimisht për t’i dhënë fund luftës.

Të fundit