Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Rusia njoftoi sot se po pezullonte pjesmarrjen në një marrëveshje e cila mundësonte eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi. Marrëveshja historike e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia, siguronte kalimin e sigurt të grurit nga Ukraina drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, kontinente ku uria është një kërcënim në rritje dhe ku çmimet e larta të produkve ushqimore kanë futur edhe më shumë njerëz në varfëri. Marrëveshja skadon në fund të ditës së sotme. Në një reagim të saj Shtëpia e Bardhë tha se një vendim i tillë do të dëmtonte sigurinë ushqimore e miliona vetë në mbarë botën. Nëpërmjet një deklaratë të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adam Hodge, Uashingtoni i bëri thirrje qeverisë ruse të ndryshojë menjëherë vendimin e saj.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Moska nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes derisa të plotësoheshin kërkesat e saj për të eksportuar produktet bujqësore ruse në vende të ndryshme të botës.
“Kur të zbatohet ajo pjesë e marrëveshjes së Detit të Zi që lidhet me Rusinë, Rusia do t'i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha zoti Peskov.
Rusia është ankuar se kufizimet në transport e që lidhen me sigurimet, janë bërë pengesë për eksportin e drithërave dhe plehrave kimikë rusë.
Si përgjigje ndaj interesimit të gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit tha se ky vendim muk kishte lidhje me sulmin ndaj urës që lidh Krimenë me Rusinë.
Po sot Presidenti turk Tajip Erdogan tha se besonte se Presidenti rus Vladimir Putin dëshironte vazhdimin e marrëveshjes. Ai tha se do të diskutojë mbi këtë çështje me homologun e tij rus gjatë një takimi që është parashikuar të mbahet në muajin gusht.
"Sot, ministri ynë i jashtëm do të ketë një takim me homologun e tij (rus) dhe me këtë takim, shpresoj që ne mund të arrijmë të biem dakord për rifillimin e marrëveshjes së grurit pa ndërprerje. Ndoshta ne mund të ndërmarrim hapa të mëtejshëm, duke kryer një telefonatë me zotin Putin pa pritur muajin gusht”, tha ai.
Edhe Gjermania i bëri thirrje Rusisë të mos heqë dorë nga marrëveshja.
“Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Rusisë që të bëjë të mundur zgjatjen e afatit të saj dhe mos ta kalojë peshën e kësaj mosmarrëveshjeje në kurrizin e më të varfërve të këtij planeti”, tha zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christian Hoffmann.
Carlos Mera një ekspert i lartë mbi çështje të bujqësisë me bazë në Londër tha se pezullimi i marrëveshjes do të godasë vendet më të varfra.
“Ukraina do të vendoset përballë pamundësisë për të eksportuar nëpërmjet porteve në Detin e Zi, që është rruga më efikase për drithërat. Fermerët ukrainas do të detyrohen të gjejnë rrugë alternative për eksportet e tyre, që do të jenë më të gjata dhe më kushtueshme, çka mund ta vështirësojnë aftësinë e tyre për të ruajtur prodhimin në vitet e ardhshme”, tha ai.
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë bëri të ditur këtë muaj se 45 vende kanë nevojë për ndihmë ushqimore nga jashtë, në një kohë kur çmimet e larta të produkteve vendase po nxisin urinë në nivele shqetësuese. Marrëveshja e grurit është përballur me pengesa që prej ndërmjetësimit të saj nga OKB-ja dhe Turqia. Rusia u tërhoq për një kohë të shkurtër në muajin nëntor të vitit të shkuar, përpara se të binte dakord për zgjatjen e afateve të saj. Ukraina ka akuzuar Rusinë se prej fundit të muajit qershor është bërë pengesë duke mos lejuar anijet që të kryejnë lirish punën e tyre. Po kështu janë ngadalësuar edhe inspektimet e përbashkëta që synonin të siguronin që anijet kishin vetëm ngarkesë me grurë dhe jo armë, çka u vinte ndihmë të gjitha palëve. Por ndryshe nga sa pretendon, Rusia ka eskportuar sasi të mëdha gruri. Dërgesat ruse të grurit arritën nivele më të larta të të gjitha kohërave pas fushatash korrjeje të madhe. Sipas një vlerësimi të Departamentit amerikan të Bujqësisë ajo ka arritur të eksportojë 45.5 milionë tonë mes viteve 2022-2023, me një rekord tjetër prej 47.5 milionë tonësh metrikë që pritet të sheënohet për periduhën 2023-2024./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43