Flash News

Bota

Rusia ‘premton’ ndaljen e sulmeve, vetëm nëse Kievi përmbush kushtet

Rusia ‘premton’ ndaljen e sulmeve, vetëm nëse Kievi

Rusia është e gatshme të ndalojë sulmet dhe bombardimet, nëse Ukraina përmbush një listë të kushteve të përcaktuara nga Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska kërkon që Ukraina të ndërpresë veprimet ushtarake, të ndryshojë kushtetutën e saj për të ruajtur neutralitetin, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë republikat separatiste të Donetskut dhe Luganskut si shtete të pavarura, raporton Reuters.

Peskov tha se Ukraina ishte në dijeni të kushteve. Nga ana e Kievit, nuk ka pasur ende asnjë reagim lidhur me deklaratën e Peskov.

Rusia ka sulmuar Ukrainën nga veriu, lindja dhe jugu, duke goditur qytetet duke përfshirë Kievin, Kharkivin dhe portin e Mariupolit. Pushtimi i nisur më 24 shkurt, ka shkaktuar krizën më të keqe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por zZëdhënësi i Kremlinit këmbënguli se Rusia nuk po pretendon zaptime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës dhe se nuk ishte e vërtetë që kërkonte dorëzimin e Kievit.

"Ne me të vërtetë po përfundojmë çmilitarizimin e Ukrainës. Do ta përfundojmë. Por gjëja kryesore është që Ukraina të ndërpresë veprimet e saj ushtarake. Ata duhet të ndalojnë veprimet e tyre ushtarake dhe më pas askush nuk do të qëllojë," tha ai.

Të fundit