Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rusia pretendon për afro 2000 ushtarë ukrainas të dorëzuar në Azovstal
Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se pothuajse 2000 ushtarë ukrainas janë dorëzuar në uzinën Azovstal në Mariupol.
Shoigu tha: “Bllokimi i uzinës Azovstal vazhdon... Nacionalistët po dorëzohen. Për momentin, 1,908 persona kanë dorëzuar armët."
Azovstal ishte qendra e fundit në Mariupolin e pushtuar nga Rusia dhe u bë një simbol i rezistencës ukrainase nën bombardimet e pamëshirshme ruse.
Shifra e mëparshme e dhënë nga Ministria ruse e Mbrojtjes të enjten ishte 1,730 ushtarë ukrainas. Megjithatë, nuk ka asnjë provë për largimin e më shumë njerëzve nga uzina që nga e enjtja.
Shoigu tha gjithashtu se 177 civilë ishin evakuuar nga uzina, por ai duket se ka folur për totalin që doli javën e kaluar.
Kjo shifër nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur. Ukraina ka pretenduar se më shumë se një milion njerëz janë dëbuar me forcë nga pjesët e vendit që ishin nën kontrollin e saj përpara se të fillonte pushtimi rus.