Flash News

Bota

Rusia pretendon që po ndihmon civilët në Kherson, publikon videot e ushtarëve të saj që shpërndajnë ushqime

Rusia pretendon që po ndihmon civilët në Kherson, publikon videot

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video këtë pasdite, e cila thotë se tregon ushtarët e saj duke shpërndarë ndihma në Kherson.

Kherson ishte një nga qytetet e para të mëdha që Rusia pretendonte se kishte pushtuar. Në një postim në Facebook, thuhet:

“Që në mëngjes, ushtarakët rusë në sheshin jashtë administratës rajonale organizuan dorëzimin e ushqimeve dhe të nevojave themelore për banorët në nevojë. Sipas disave, njerëzit nuk kanë pasur mundësi as të hanë për rreth dy ditë, pasi është pothuajse e pamundur të blesh ushqim në qytet. Për të shmangur një katastrofë humanitare në Kherson, ushtarakët rusë shpërndajnë dhe lëshojnë rregullisht pako ushqimore dhe mallra thelbësore për banorët vendas."

Nuk është e mundur të verifikohet ende vendndodhja e kësaj videoje, e cila nga analistët konsiderohet si propagandë ruse.

Të fundit