Flash News

Bota

Rusia propozon armëpushim në 5 qytete të Ukrainës

Rusia propozon armëpushim në 5 qytete të Ukrainës

Rusia ka propozuar një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës, duke hapur korridoret e evakuimit nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, raportojnë mediat ruse duke cituar Shtabin Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

Ukraina ende nuk ka rënë dakord zyrtarisht me propozimin e armëpushimit, shkruan CNN.

“Rusia shpall një armëpushim nga ora 10 e mëngjesit (koha e Moskës) më 8 mars dhe është e gatshme të sigurojë korridore humanitare: nga Kievi dhe vendbanimet fqinje në Federatën Ruse përmes territorit të Republikës së Bjellorusisë deri në Gomel”, citojnë mediat ruse.

Deklarata ruse shtoi se korridoret e evakuimit "do të jenë gjithashtu të hapura nga Chernihiv përmes territorit të Bjellorusisë, nga qyteti i Sumy përgjatë dy rrugëve për në Poltava dhe në territorin e Rusisë, nga Kharkiv në territorin e Rusisë ose në Lviv, Uzhgorod. Ivano-Frankivsk. Gjithashtu, një korridor humanitar do të hapet nga Mariupol përgjatë dy rrugëve për në territorin e Rusisë dhe Zaporizhie.

Rusia tha se po ofron të bie dakord mbi planin për korridoret e evakuimit me Ukrainën deri në orën 3 të mëngjesit me orën e Moskës të martën, përpara armëpushimit që fillon në 10 të mëngjesit me orën lokale.

Të fundit