Flash News

Bota

Rusia publikon imazhe të lëshimeve të raketave nga Deti i Zi

Rusia publikon imazhe të lëshimeve të raketave nga Deti i Zi

Rusia ka publikuar më shumë imazhe të lëshimeve të raketave nga Deti i Zi.

Një video e publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes tregon katër raketa me precizon të lartë Kalibr të lëshuara kundër "objektivave të infrastrukturës ushtarake" brenda Ukrainës.

Ministria po përpiqet të tregojë se pavarësisht fundosjes së anijes kryesore Moskva javën e kaluar, flota e saj e Detit të Zi ka ende aftësinë për të goditur objektiva thellë brenda vendit, shkruan BBC.

Pesë raketat që goditën qytetin perëndimor të Lviv të hënën besohet se ishin gjithashtu raketa të tipit Kalibr. Një prej tyre shkatërroi një servis makinash, duke vrarë disa punëtorë brenda, të cilët po pinin kafen e mëngjesit. Nuk dihet se ku ka përfunduar kjo seri e fundit e sulmeve apo sa viktima ka.

Të fundit