Flash News

Bota

Rusia regjistron rekord viktimash nga Covid-19, shteti me më shumë jetë të humbura në Evropë

Rusia regjistron rekord viktimash nga Covid-19, shteti me më shumë

Rusia regjistroi sot numrin e saj më të lartë të vdekjeve ditore nga COVID-19 që kur filloi pandemia. 828 persona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo e çon numrin e vdekjeve nga pandemia në vend në 202,273, sipas raportit zyrtar të mbajtur nga Task Forca ruse e koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë e viktimave në Evropë, raportojnë mediat e huaja.

Agjencia kombëtare e statistikave, Rosstat, e cila ka një përkufizim më të gjerë të asaj që përbën një vdekje nga COVID-19, kishte regjistruar më shumë se 215,000 vdekje nga COVID deri në fund të korrikut.

Numri i rasteve të reja ka rënë pak në krahasim me ditën e mëparshme, por mbetet më i lartë se 21,000. Për shpërthimin e infeksioneve u fajësua varianti Delta.

Rusia, e cila ka promovuar vaksinën e saj,  ka imunizuar vetëm 28% të popullsisë prej 144.4 milion banorë.

Të fundit