Flash News

Bota

Rusia "rrëmben dy zyrtarë të lartë në centralin bërthamor në Zaporizhzhia"

Rusia "rrëmben dy zyrtarë të lartë në centralin

Dy zyrtarë të lartë janë "rrëmbyer" nga forcat ruse në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, njofton kompania shtetërore e energjisë ukrainase.

Kreu i teknologjisë së informacionit të termocentralit, Oleh Kostyukov dhe Oleh Oshek, një ndihmës i drejtorit të centralit, u kapën të hënën, tha Energoatom.

“Për momentin, asgjë nuk dihet për vendndodhjen apo gjendjen e tyre”, shtohet në një deklaratë.

Të hënën, u raportua se centrali bërthamor - më i madhi në Evropë - ishte tronditur nga sulme të mëtejshme, duke ndërprerë furnizimin e tij me energji të jashtme.

Fabrika e Zaporizhzhia, e cila është bërë një pikë qendrore gjatë luftës në Ukrainë, ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi dhe ndodhet pranë vijës së frontit në territorin që Vladimir Putin pretendon se është aneksuar nga Rusia.

Të fundit