Flash News

Bota

Rusia 'shpreson të bjerë dakord për një shkëmbim të burgosurish me SHBA', mes tyre edhe ‘tregtarin e vdekjes’

Rusia 'shpreson të bjerë dakord për një shkëmbim

Rusia ka lënë të kuptohet se do të binte dakord për një shkëmbim të burgosurish me Shtetet e Bashkuara që përfshin tregtarin rus të armëve Viktor Bout.

I mbiquajtur "tregtari i vdekjes", Viktor Bout u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 dhe aktualisht po vuan një dënim me 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara.

Por zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se negociatat për një shkëmbim po zhvilloheshin "në mënyrë profesionale".

"Shpresoj që perspektiva [e një shkëmbimi] jo vetëm të jetë e gjallë, por edhe më e fortë dhe se do të vijë koha kur do të arrijmë një marrëveshje konkrete," u citua të thoshte Ryabkov nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Deri më tani nuk kemi gjetur një emërues të përbashkët, por nuk ka dyshim se Viktor Bout është në mesin e atyre që janë përfshirë në bisedime dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv”, shtoi ai.

Rusia ka kritikuar vazhdimisht SHBA-në për deklaratat publike në lidhje me negociatat për shkëmbimin e të burgosurve, duke kërkuar që ato të mbahen sekret.

 

 

Të fundit