Flash News

Bota

Rusia tenton ‘të joshë’ ushtarët afganë të trajnuar nga SHBA

Rusia tenton ‘të joshë’ ushtarët afganë të

Rusia po përpiqet të rekrutojë forcat speciale afgane për të luftuar në Ukrainë, raporton Euronews.

Moska dëshiron të tërheqë ushtarët elitë afganë, të cilët luftuan përkrah trupave amerikane gjatë pushtimit të tyre 20-vjeçar.

Ajo ofron paga fitimprurëse prej 1,500 € në muaj dhe premton strehë të sigurta për ish-ushtarakët dhe familjet e tyre.

Shumica e burrave u larguan nga Afganistani në Iranin fqinj, pas tërheqjes kaotike të SHBA-së vitin e kaluar. Ata nuk mund të kthehen në shtëpi pasi rrezikojnë vdekjen nga duart e talebanëve.

"Ata nuk duan të shkojnë të luftojnë - por nuk kanë zgjidhje," tha gjenerali afgan Abdul Raof Arghandiwal, duke shtuar se komandot që ai njihte kishin më shumë frikë nga deportimi në Afganistan.

Të fundit