Flash News

Bota

Rusia vendos helikopterë në Luhansk, Ukraina: Po përpiqet të rrethojë qytetin kryesor në Donetsk

Rusia vendos helikopterë në Luhansk, Ukraina: Po përpiqet të

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thonë se rusët kanë shtuar përpjekjet e tyre për të shkatërruar mbrojtjen e Ukrainës në rajonin e Luhanskut, duke dërguar15 helikopterë për të përforcuar ofensivën.

Mbrojtja e Ukrainës rreth qyteteve Severodonetsk dhe Lysychansk mbetet nën presion të madh nga bombardimet e artilerisë dhe sulmet ajrore, të cilat janë rritur gjithashtu në fshatrat më në jug, si Vrubivka.

Forcat ruse po përpiqen të thyejnë linjat ukrainase në këtë zonë dhe të përfundojnë pushtimin e Luhanskut. Ata kontrollojnë rreth 90% të rajonit, sipas shumicës së vlerësimeve.

Serhiy Hayday, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha se katër civilë ishin vrarë në luftimet e fundit dhe uzina e azotit në Severodonetsk ishte goditur sërish.

“Bota ruse shkatërron gjithçka në rrugën e saj duke u përpjekur të imponojë atë lloj jete në rajonin e Luhansk, pa njerëz, shtëpi, fabrika”, tha ai.

Hayday shtoi se qyteti kishte përballuar 15 sulme artilerie të martën. Për javë të tëra, forcat ruse janë përpjekur të shtyjnë në jug për të përfunduar marrjen e Donetskut. Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat ruse po përpiqeshin të rrethonin njësitë ukrainase rreth qytetit të Lyman dhe po përpiqeshin të merrnin kontrollin e plotë mbi vendbanimin e afërt të Drobysheve.

Në Kharkiv, Shtabi i Përgjithshëm tha se rusët vazhduan të bombardonin fshatrat në veri të qytetit për të penguar kundërsulmin e Ukrainës, e cila ka çuar trupat ukrainase në kufirin rus në disa vende.

Diku tjetër, pa dhënë detaje, Shtabi i Përgjithshëm tha se "armiku vazhdon të bombardojë pozicionet e artilerisë së trupave tona dhe infrastrukturës civile në vendbanimet kufitare të rajoneve Chernihiv dhe Sumy".

Burimi: CNN

Të fundit