Flash News

Bota

Rusia vendos ushtarët e Kim Jong-un në fushëbetejë

Rusia vendos ushtarët e Kim Jong-un në fushëbetejë

Ushtarët e Koresë së Veriut janë angazhuar aktivisht në luftimet përkrah forcave ruse, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit. Mbi 10,000 ushtarë nga Koreja e Veriut janë dërguar në Rusi, shumica e të cilëve janë dislokuar në rajonin e Kurskut, ku kanë filluar të marrin pjesë në operacione luftarake me trupat ruse.

Ky është informacioni i parë i konfirmuar nga SHBA për angazhimin e drejtpërdrejtë të trupave koreano-veriore në luftimet kundër Ukrainës. Raportet sugjerojnë se Presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të rimarrë rajonin e Kurskut, që është nën kontrollin e forcave ukrainase që nga fillimi i këtij viti, dhe të përforcojë pozitat e tij para mundësisë së një ndryshimi të mundshëm në administratën amerikane pas inaugurimit të Donald Trump në janar.

Sipas mediave, rreth 50,000 trupa ruse dhe koreano-veriore janë grumbulluar në kufirin e rajonit të Kurskut.

 

Të fundit