Flash News


Bota

"Russia Today dhe Sputnik po dezinformojnë", BE ndalon transmetimin 'e makinerive mediatike të Kremlinit'

"Russia Today dhe Sputnik po dezinformojnë", BE ndalon

Udhëheqësit e BE-së njoftuan sanksione të reja të ashpra ndaj Rusisë pak më parë, si mbyllja e të gjithë hapësirës ajrore të BE-së për avionët rusë – përfshirë avionët privatë. Një masë tjetër e ashpër e BE-së ndaj Rusisë është dhe ndalimi i mediave shtetërore ruse RT dhe Sputnik, të cilat presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i quajti "makineri mediatike të Kremlinit".

Duke folur përkrah shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se "Russia Today" dhe "Sputnik" nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit dhe për të mbjellë ndarje në bashkimin tonë.

Von der Leyen tha gjithashtu se blloku po ndërmerrte hapin për financimin e 450 milionë eurove të armëve për Ukrainën dhe futjen e kufizimeve në eksportet nga aleati rus Bjellorusia.

 

Të fundit