Flash News

Kosova

Rutte në Kosovë: Serbia duhet të paguajë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë

Rutte në Kosovë: Serbia duhet të paguajë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku theksoi përkushtimin e Aleancës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Rutte tha për RTK se NATO është e angazhuar ndaj Kosovës dhe se praninë e tij atje e dëshmon këtë angazhim. Ai shtoi se e kupton ambicien e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, por theksoi se fillimisht duhet adresuar çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga disa vende anëtare të Aleancës.

Rutte nënvizoi gjithashtu rritjen e pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë, duke përmendur katërfishimin e trupave të KFOR-it dhe trefishimin e pranisë fizike të tij në veri, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të përkushtimit të Aleancës për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

“Së fundmi ne kemi shtuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë, kemi katërfishuar praninë e ushtarëve tanë në veri, kemi trefishuar praninë fizike të KFOR-it në veri dhe kjo është dëshmi se KFOR-i dëshiron të jetë prezantues i stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne rajon”, tha Rutte.

Në lidhje me shqetësimet e liderëve të Kosovës për rrezikun që paraqet Serbia, Rutte theksoi rëndësinë e një dialogu të vazhdueshëm ndërfqinjësor dhe tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjet e vitit 2023. Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që Kosova të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të ndërtojë besimin për një zgjidhje të qëndrueshme.

Të fundit