Flash News

Bota

Sa fluturime u anuluan nga ndërprerjet globale të IT-së në mbarë botën

Sa fluturime u anuluan nga ndërprerjet globale të IT-së në

Një ndërprerje globale kibenernetike ka shkaktuar ndalimin e fluturimeve, punën në banka, spitale, media dhe kompani të tjera.

Si pasojë, rreth 3,340 fluturime janë anuluar në mbarë botën, ose rreth 3% e të gjitha shërbimeve të planifikuara, sipas kompanisë së të dhënave të aviacionit Cirium, shkruan BBC

Ky është numri total i anulimeve, që do të thotë se disa mund të mos jenë për shkak të ndërprerjes së IT.

Firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike, me bazë në Teksas, tha të premten se arsyeja e pengesës nuk kishte të bënte me një incident sigurie apo sulm kibernetik.

Kompania tha se po përpiqet për të rregulluar problemin, megjithëse efektet e kësaj avarie kibernetike kanë shkaktuar anulimin e shumë flutumieve në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi. 

  
 

Të fundit