Flash News

Bota

Sa vende kanë arritur të evakuojnë civilë nga Afganistani?

Sa vende kanë arritur të evakuojnë civilë nga Afganistani?

Që kur talibanët morën kontrollin mbi Kabulin të Dielën është parë përpjekja e dëshpëruar e shumë kombeve për të nxjerrë qytetarët e tyre dhe afganët e kërcënuar nga vendi.

Deri më tani, SHBA ka marrë shumicën e afganëve që kanë kërkuar të largohen.

Numrat e evakuimit sipas vendeve deri më tani:

SHBA: Ka evakuuar më shumë se 5,200 njerëz deri më tani, përfshirë 2,000 në 24 orët e fundit. Uashingtoni është zotuar të largojë 22,000 afganë dhe 15,000 amerikanë ende në vend.  

Mbretëria e Bashkuar: Rreth 1,200 njerëz që nga e diela përfshirë afganë. MB synon të marrë rreth 1.000 njerëz në ditë.

Gjermani: 900 njerëz që nga e diela, përfshirë 100 afganë

Francë: 209 persona, përfshirë 184 afganë

Spanjë: 53 persona

Holandë: 35 shtetas - ata po synojnë të marrin 1,000 punëtorë afganë dhe familjet e tyre

Danimarka: 84 persona

Hungari: 26 shtetas

Polonia: 50 persona

Republika Çeke: 46 persona përfshirë punëtorë afganë

Japoni: 12 punonjës të ambasadës

Australi: 26 persona përfshirë afganë dhe thotë se nuk ka gjasa të ndihmojë të gjithë punonjësit e tij afganë

India: 170 njerëz

Turqi: 552 shtetas

Zvicra: Qëllimi i evakuimit të 230 punëtorëve afganë

Burimi: Reuters

Të fundit