Flash News

Bota

‘Saga Djokoviç’ nuk përfundon, Australia i anulon sërish vizën tenistit serb

‘Saga Djokoviç’ nuk përfundon, Australia i anulon

Viza australiane e Novak Djokoviçit është revokuar për herë të dytë, duke i dhënë fund ambicieve të tenistit numër një në botë për të garuar në Australian Open dhe për të fituar një Grand Slam-in e 21-të rekord.

Sipas CNN, mnistri i Emigracionit Alex Hawke njoftoi vendimin në një deklaratë të premten, pas disa ditësh diskutimi nëse do të dëbonte yllin serb nga vendi. Është e paqartë nëse Australia do të lëvizë për të dëbuar Djokoviçin pasi vendimi mund të kundërshtohet ende nga ekipi i tij ligjor.

"Sot ushtrova fuqinë time sipas nenit 133C(3) të Aktit të Migracionit për të anuluar vizën e mbajtur nga z. Novak Djokovic për arsye shëndetësore dhe gjendje të mirë, mbi bazën se ishte në interesin publik për ta bërë këtë," thuhej në deklaratë. "Në marrjen e këtij vendimi, unë konsiderova me kujdes informacionin e dhënë nga Departamenti i Çështjeve të Brendshme, Forca Kufitare Australiane dhe z. Djokovic. Qeveria Morrison është e vendosur fort të mbrojë kufijtë e Australisë, veçanërisht në lidhje me pandeminë Covid-19."

Vendimi vjen katër ditë pasi një gjykatës vendosi se oficerët e Forcave Kufitare Australiane (ABF) kishin qenë "të paarsyeshëm" kur ia anuluan vizën fillestare për të hyrë në Australi me mbërritjen e tij në vend më 5 janar. Gjykatësi urdhëroi që Djokoviç të lirohej nga paraburgimi i imigracionit brenda 30 minutave.

Të fundit