
Flash News
Plagosja e djeshme në Durrës, 36-vjeçari ishte me dy të mitur në makinë kur u qëllua
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie dhe pezullon nga detyra një tjetër
Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
Integrimi i Shqipërisë dhe RMV-së ‘ngec’ sërish, samiti i Sllovenisë nuk cakton afat për zgjerimin
Ka përfunduar Samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Slloveni. kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha tha se pavarësisht përpjekjeve nuk u arrit një afat për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
Jansha theksoi se fillimisht vendet duhet të mbyllin çështjet dhe konfliktet që kanë mes tyre për të vijuar rrugën drejt integrimit në familjen evropiane.
“Pas debatit , do të donim një afat për zgjerimin por nuk arritëm. Duhet të jenë procese efikase dhe të zgjidhen çështjet e hapura si ajo mes Kosovës dhe Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, proceset ne negocim e sipër duhet të vazhdojnë, shpresojmë të ketë një zgjidhje që të ecim para. Korniza e zgjerimit duhet të jetë përtej kësaj, me çështje të cilat duhet të zgjidhen dhe nëse nuk bëhen do kemi çështje të tjera dhe kjo do të çojë vetëm në zgjidhje të përkohshme. Prandaj këto procese duhet të ecin paralelisht, për këtë është angazhuar BE që në 2003 që të mos kemi më probleme,” ka thënë kryeministri slloven.
Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian nuk i është i plotë pa Ballkanin Perëndimor në të. Ajo i bëri thirrje edhe njëherë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të zgjidhin ngërçet mes tyre në mënyrë që t’i hapet rruga çeljes së negociatave edhe për Shqipërinë.
“Do doja të reflektoja për samitin e Ballkanit Perëndimor. Mesazhi është shumë i qartë, ndajmë të njëjtën histori, kemi të njëjtat interesa dhe të njëjtat vlera. BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Duhet një treg i përbashkët rajonal. Javën e kaluar kam udhëtuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kem diskutuar për këtë çështje. Ndjeva padurimin e popujve nga zgjatja e procesit të zgjerimit, pasi dëshira e tyre është që të jenë pjesë e BE. Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm. Duhet të theksojmë reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun,” tha Von der Leyen.
Të fundit


Zgjedhjet, Noka: Në Shqipëri më 11 maj u zhvillua një farsë
31 Maj 2025, 21:44


Jola Hysaj pas rezultatit në Durrës: Vota mund të jetë tjetërsuar
31 Maj 2025, 20:37


Dënohen me burg dy aktorët e njohur turq, Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu
31 Maj 2025, 19:35

Ndërtime pa siguri? Humb jetën punëtori boshnjak në Tiranë
31 Maj 2025, 18:59


Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj 2025, 17:35
Studimi: Gjysma e botës përjetoi një muaj më shumë verë në vitin 2024
31 Maj 2025, 17:10









Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta
31 Maj 2025, 13:54


Helmimi i fëmijëve në Gramsh, prova e asgjësimit të kontrollit shtetëror!
31 Maj 2025, 12:59




I gjithë populli (patronazhist) polic
31 Maj 2025, 11:59
Dështon edhe seanca e 24-t, nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës
31 Maj 2025, 11:39



Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës
31 Maj 2025, 10:20

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë
31 Maj 2025, 09:41
Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
31 Maj 2025, 09:22
Sot tentativa e 24-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë
31 Maj 2025, 08:58
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
31 Maj 2025, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
31 Maj 2025, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
31 Maj 2025, 08:01
Musk shfaqet me sy të mavijosur në konferencën e lamtumirës në Zyrën Ovale
30 Maj 2025, 22:56


Alarmi për bombë në një hotel në Tiranë, çfarë zbuloi policia
30 Maj 2025, 22:05
Rrëzohet miti i ‘tetë orë gjumë’, ja çfarë duhet të keni parasysh
30 Maj 2025, 22:01

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
30 Maj 2025, 21:42



Video/ Alarmi për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë, reagon policia
30 Maj 2025, 20:59
Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur
30 Maj 2025, 20:50
Alarm për bombë në parkingun e një hoteli në Tiranë!
30 Maj 2025, 20:25





Kurti takohet me anëtarët e stafit të Kongresit amerikan
30 Maj 2025, 18:59
Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës, çfarë dyshohet
30 Maj 2025, 18:44







11 maji/ “Treni bullgar” në Peqin, Celibashi i përgjigjet PD-së
30 Maj 2025, 16:39
Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar
30 Maj 2025, 16:30
Zgjedhjet e 11 majit, Mediu: Sistemi zgjedhor ishte i papranueshëm
30 Maj 2025, 16:15
Aksident në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
30 Maj 2025, 16:01
Bëhuni gati për plazh, në fundjavë priten temperatura të larta
30 Maj 2025, 15:49





Topalli ironizon rezultatin në Fier: Shqipëria në 'klubin e autokratëve'
30 Maj 2025, 14:29
Bebe Rexha kryeson listën e Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit
30 Maj 2025, 14:14
Plagoset 40-vjeçari në një minierë kromi në Bulqizë
30 Maj 2025, 13:59
KAS shqyrton kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Qarkun Dibër
30 Maj 2025, 13:48
Hapen aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025
30 Maj 2025, 13:30



Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim/ Berisha: Nuk bllokojmë askënd
30 Maj 2025, 12:41
U akuzua nga Rusia se furnizoi Ukrainën me armë, Serbia paralajmëron hetim
30 Maj 2025, 12:33

Zyrtare/ Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milan
30 Maj 2025, 12:18

Ish-shefi i CIA-s zbulon shtetin evropian që Putin do të sulmojë më pas
30 Maj 2025, 12:01
“Jemi diktaturë hibride”, Goxhaj: PS kapak i krimit dhe i pushtetit
30 Maj 2025, 12:00
Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Metamorfoza”
30 Maj 2025, 11:39
Haxhiu: Shqipëria përballë një katastrofe demografike
30 Maj 2025, 11:33
