Flash News

Bota

Scholz i ashpër me zv. presidentin amerikan: I refuzoj në mënyrë të prerë qëndrimet e tij

Scholz i ashpër me zv. presidentin amerikan: I refuzoj në
Kancelari gjerman, Olaf Scholz i është përgjigjur deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance, lidhur me demokracinë evropiane, duke i cilësuar ato të papranueshme.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, Vance deklaroi se demokracia dhe liria e shprehjes mungojnë në Evropë, një qëndrim që hasi kundërshtimin e fortë të kreut të qeverisë gjermane.

Ai ngriti gjithashtu shqetësime mbi çështjen e emigracionit, duke argumentuar se vendet evropiane e kanë nënvlerësuar ndikimin e emigracionit masiv.

Scholz e kundërshtoi ashpër këtë deklaratë, duke shkruar në platformën X, “I refuzoj në mënyrë të prerë qëndrimet e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance në Konferencën e Sigurisë në Munih”.

Ai theksoi se përvojat nga nacional-socializmi kanë krijuar një konsensus të fortë mes partive demokratike gjermane kundër ekstremizmit të djathtë.

 

Të fundit