Flash News

Bota

Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen aktivisht në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Nga punimet e Procesit të Berlinit, Scholz bëri të qartë se kjo mund të arrihet vetëm duke zbatuar marrëveshjet mes dy vendeve.

“Na duhet një dinamikë e re... do t’u thosha miqve nga Beogradi dhe Prishtina sot: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura”, tha Scholz gjatë fjalës hyrëse.

Duke folur për rëndësinë e Procesit të Berlinit, Scholz tha se ai “është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

“Bashkimi Evropian është i kompletuar me Ballkanin Perëndimor si pjesë të tijën”, tha ai.

Të fundit