Flash News

Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ne nuk e nisëm luftën në Iran, por do ta përfundojmë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ne nuk e nisëm luftën në Iran,

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se operacioni në Iran, me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Donald Trump, është operacioni ajror më vdekjeprurës, më kompleks dhe më preciz në histori.

“Ne nuk e filluam luftën, por nën presidentin Trump, ne po e përfundojmë atë”, tha Hegseth në një adresim nga Penagoni.

Ai tha se Trump ka tërhequr vijën “pas 47 vjetësh armiqësi me Iranin”.

Paralajmëroi se kushdo që vret ose kërcënon amerikanë, do të ndiqet nga SHBA-ja - “pa kërkimfalje dhe pa hezitim”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion të madh në Iran, më 28 shkurt, duke sulmuar caqet e ushtrisë dhe të regjimit klerik.

Trump tha se se qëllimi i operacionit, të koduar Tërbimi Epik, është të “sigurojë që Irani të mos pajiset me armë bërthamore”.

Ai u bëri thirrje forcave të armatosura të Iranit që t’i dorëzonin armët, në këmbim të “imunitetit të plotë” – në të kundërtën tha se “do të përballen me vdekje të sigurt”.

Në kundërpërgjigje, Irani po godet objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Hegseth tha se është e logjikshme që regjime si Irani nuk duhet të kenë armë bërthamore dhe se Trump e ka “guximin” e nevojshëm për ta zbatuar këtë./ REL

Të fundit