Flash News

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia po mbjell kaos në Mesdhe

Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia po mbjell kaos në Mesdhe
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Rusinë se po kërcënon stabilitetit në Mesdhe, duke mbjellë kaos dhe konflikt në vendet përreth rajonit.

Në një deklaratë mbi "ndikimin rus në Mesdhe", Pompeo iu përgjigj homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili më herët akuzoi Shtetet e Bashkuara" për lojëra politike në rajon”.

Lavrov "përsëri i merr faktet gabim dhe përpiqet të rishkruajë historinë", tha Pompeo, duke dënuar veprimet e Moskës në Libi, Greqi dhe Siri.

"Rusia, nga ana tjetër, minon politikën e brendshme të Mesdheut, mbështet diktatorin brutal të Sirisë dhe nxit konfliktin e Libisë me përfaqësuesit e saj. Kush po luan lojëra këtu?", shkruan Pompeo në Twitter.

Të fundit