Flash News

Bota

Sekretari amerikan i Shtetit sërish në Izrael, takon kryeministrin izraelit në Tel Aviv

Sekretari amerikan i Shtetit sërish në Izrael, takon kryeministrin

Diplomati i lartë amerikan Antony Blinken takoi sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

Sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit e Qeverisë izraelite, takimi u zhvillu në zyrën e Netanyahut në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv.

Blinken ndodhet në Izrael për bisedime të nivelit të lartë me zyrtarë të lartë të qeverisë të martën për t'i shtyrë ata që të mbrojnë më mirë civilët dhe të lejojnë ndihmën më të nevojshme, ndërsa lufta në Gaza kalon në një fazë të re.

Blinken është dërguar në Lindjen e Mesme katër herë në më parë dhe në secilën nga vizitat e tij të mëparshme, Blinken është takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës.  

Të fundit