Flash News

Bota

Sekretari i OKB shkon në Ukrainë, viziton Bucha-n e shkatërruar

Sekretari i OKB shkon në Ukrainë, viziton Bucha-n e shkatërruar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi sot qytetin ukrainas të shkatërruar nga lufta, Bucha. Guterres vizitoi zonat e banuara në periferi të Kievit dhe qytetin e afërt Borodyanka, të cilat mbetën kryesisht në gërmadha kur trupat ruse u tërhoqën.

“Ky skenar i tmerrshëm tregon diçka që fatkeqësisht është gjithmonë e vërtetë, që civilët paguajnë gjithmonë çmimin më të lartë. Në këto ndërtesa jetonin civilë të pafajshëm. Ata po paguanin çmimin më të lartë për një luftë për të cilën nuk kontribuan fare. Nuk ka asnjë mënyrë që një luftë të jetë e pranueshme në shekullin 21", u tha Guterres gazetarëve.

Shefi i OKB-së pritet të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba më vonë gjatë ditës.

Autoritetet ukrainase kanë kërkuar më parë nga OKB-ja që të garantojë kalimin e sigurt për civilët në Mariupol.

Të fundit