Flash News

Bota

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s : Rusia mund të përdorë referendume "të rreme" për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s : Rusia mund të

Bota duhet të përgatitet që Rusia të përdorë referendume "të rreme" në Ukrainë për të pretenduar se territori rus po sulmohet me armatim të NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

"Kjo është pikërisht ajo për të cilën duhet të jemi të përgatitur, që Rusia do t'i përdorë këto vota të rreme për të përshkallëzuar më tej luftën në Ukrainë," tha Stoltenberg për Julia Chatterley të CNN të premten.

Por këto vota nuk kanë legjitimitet dhe natyrisht nuk ndryshojnë asgjë”, tha ai, duke iu bërë jehonë disa liderëve perëndimorë.

“Përgjigja e NATO-s është rritja e mbështetjes. Mënyra më e mirë për t'i dhënë fund kësaj lufte është të forcohen më tej ukrainasit në fushën e betejës, në mënyrë që ata në një fazë të ulen dhe të arrijnë një zgjidhje e cila është e pranueshme për Ukrainën dhe e ruan atë si një komb sovran të pavarur në Evropë”, shtoi ai.

"Unë mbështes mesazhin e [Presidentit ukrainas Volodymyr] Zelensky se ata [njerëzit] nuk duhet të marrin pjesë në këto referendume," tha Stoltenberg.

Të fundit