Flash News

Bota

Sekretarja britanike: Vendi përballë një "pushtimi" nga azilkërkuesit, asnjë shqiptar s’duhet pranuar

Sekretarja britanike: Vendi përballë një "pushtimi" nga

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se vendi përballet me një "pushtim" nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e LamanshiT.

Duke reaguar në parlament ndaj kritikave se nuk kishte marrë parasysh këshillat ligjore lidhur me ndalimin e migrantëve në një qendër azili në Britaninë jugore, Braverman tha se sistemi aktual është "jofunksional" dhe "jashtë kontrollit", sipas VOA-s.

"Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë," tha ajo.

Partitë e opozitës dhe madje edhe disa anëtarë të parlamentit në Partinë Konservatore në pushtet kanë vënë në pikëpyetje se Braverman është personi i përshtatshëm për postin.

Në qëndrën e ndalimit të emigrantëve në Manston, shumica e të ndaluarve janë shqiptarë. Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet “largimi i shtetasve shqiptarë".

Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, Braverman tha se ai ka të drejtë.

“Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime", tha ajo.

 

Të fundit