Flash News

Bota

Sekuestrohet 850 kg drogë “jaguar” në Venecia, ishte fshehur në tubat e ventilimit të anijes

Sekuestrohet 850 kg drogë “jaguar” në Venecia, ishte

Guardia di Finanza e Venecias ka gjetur dhe sekuestruar 850 kg kokainë të fshehur në bordin e një anije mallrash greke.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike ishte fshehur në kanalet e ventilimit i cili ishte lidhur me pjesë të ndryshme të anijes. Efektivët ranë në gjurmët e drogës pas kontrolleve përmes polumbarëve.

Të gjitha pakot ishin të stampuara me figurën e jaguarit, simbol i narkos meksikan. Të gjitha pakot kishin GPS. Gjeolokimi përdoret nga trafikantët për të ndihmuar ata që duhet të marrin përgjegjësinë për drogën për ta gjetur atë pasi është lënë në një vend të caktuar nga ata që janë kujdesur për transportin.

Anija e mallrave vinte nga Amerika e Jugut. Vlera me pakicë e drogës së sekuestruar mund arrijë në 150 milionë euro.

Të fundit