Flash News

Bota

Senati amerikan miraton projektligjin e Biden, 1.9 trilionë dollarë për përballimin e pasojave të pandemisë

Senati amerikan miraton projektligjin e Biden, 1.9 trilionë dollarë
Foto Ilustruese

Senati amerikan miratoi të shtunën planin e ndihmës prej 1.9 trilionë dollarë të presidentit Joe Biden për pandeminë, raporton Reuters.

Fatura përfshin 400 miliardë dollarë për pagesa të njëhershme prej 1,400 dollarë për shumicën e amerikanëve, 300 dollarë në javë për të papunët, 350 miliardë dollarë ndihmë për shtetet dhe qeveritë lokale, etj.

Plani u miratua më një rezultat shumë të ngushtë me 1 votë pro diferencë. Nga antarët e Partisë Republikane nuk votoi asnjë pro planit, por falë shumicës së demokratëve ai u miratua.  Lufta nuk ka mbaruar pasi ligji duhet të kthehet në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili miratoi një version pak më ndryshe një javë më parë.

Projektligji është një përparësi për Biden, pasi vendi lufton me një pandemi që ka vrarë më shumë se 520,000 amerikanë.

Të fundit