Flash News

Bota

Senati francez nuk pyet për protestat, miratohet reforma për rritjen e moshës së pensionit

Senati  francez nuk pyet për protestat, miratohet reforma për rritjen

Senati francez ka miratuar të shtunën në mbrëmje me 195 vota pro dhe 112 kundër, planin e reformës në pensione të Presidentit Emmanuel Macron.

Dispozita kryesore e këtij ligji është rritja e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjecc.

Shumë qytetarë kishin protestuar kundër këtij projektligji dhe kishin shkuar deri aty sa kishin bllokuar stacionet e trenave. Projektligji pritet të shqyrtohet më 15 mars nga komisioni i përbashkët i përfaqësuesve të dhomës së ulët dhe të lartë të parlamentit.

Nëse komiteti bie dakord për tekstin, një votim përfundimtar në të dyja dhomat mund të bëhet të enjten, por rezultati i votimit mbetet i pasigurt në dhomën e ulët, Asamblenë Kombëtare, ku partisë së Macronit i duhen votat e aleatëve për të krijuar shumicën.

Nëse Qeveria vlerëson se nuk ka vota të mjaftueshme në dhomën e ulët, është e mundur që teksti të shtyhet përpara pa votim parlamentar. Projektligji synohet të miratohet deri në verë, në mënyrë që ndryshimet të hyjnë në fuqi në shtator.

Greva dhe protesta të tjera në të gjithë vendin janë planifikuar për të mërkurën, më 15 mars, kur pritet shqyrtimi i projektligjit.

Franca ka moshën më të ulët të kualifikimit për pension shtetëror në mesin e ekonomive më të mëdha evropiane. Pensioni mesatar është 1.400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat.

Të fundit