Flash News

Bota

SHBA/ Aeroplani përplaset mbi shtëpi, tre persona humbin jetën

SHBA/ Aeroplani përplaset mbi shtëpi, tre persona humbin jetën

Tre persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u përplas në një shtëpi jashtë Detroit, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Oakland. Tre viktimat besohet të jenë piloti dhe dy pasagjerë, shkruan CNN.

Familja me pesë vetë që jeton në këtë shtëpi arriti të dilte para se vendi të përshihej nga flakët. Gruaja që jeton në shtëpi i tha CNN se familja ishin të gjithë brenda kur u rrëzua aeroplani. Ajo tha se ata ishin në dhomën e ndenjes duke diskutuar se cilin film të shikonin dhe sapo ishin zhvendosur në një dhomë tjetër kur aeroplani goditi shtëpinë.

Ndërkohë Eric Millen, i cili jeton në një shtëpi fqinje, tha se jetesa në këtë zonë gjithmonë ka qenë e frikshme, sepse aeroplanët fluturojnë mbi shtëpitë e tyre.

Të fundit