Flash News

Bota

SHBA do të dhurojë 80 milionë vaksina, përfiton edhe Kosova

SHBA do të dhurojë 80 milionë vaksina, përfiton edhe Kosova
Joe Biden

Presidenti Joe Biden njoftoi dje se SHBA do të dhurojë 80 milionë vaksina, ndërsa fillimisht do të shpërndajë 25 milionë prej tyre përmes programit COVAX të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, duke premtuar doza për Amerikën e Jugut dhe Qendrore, Azinë, Afrikën dhe shtete të tjera.

Dozat shënojnë një nxitje thelbësore - dhe të menjëhershme - të përpjekjeve të mbetura COVAX, e cila deri më tani kanë ndarë vetëm 76 milionë doza për vendet në nevojë, raporton AP.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Afrikë kërkuan ndihmë për shkak të një situate alarmante në kontinent, ku dërgesat u ndalën, ndërsa rastet me koronavirus ishin rritur gjatë dy javëve të fundit.

Nga 19 milionë dozat e para që do të dhurohen, afërsisht 6 milionë do të shkojnë në Amerikën Jugore dhe Qendrore, 7 milionë në Azi dhe 5 milionë në Afrikë. Mes shteteve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA është edhe Kosova.

Të fundit