Flash News

Bota

SHBA e kundërshtoi, Erdogan nuk tërhiqet: Turqia mund të blejë sistemin e dytë raketor rus

SHBA e kundërshtoi, Erdogan nuk tërhiqet: Turqia mund të

Udhëheqësi i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij po shqyrton blerjen e një sistemi të dytë raketor rus, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga aleati i NATO -s, Shtetet e Bashkuara.

Ai deklaroi se Turqia do të marrë vendime për sistemet e saj të mbrojtjes në mënyrë të pavarur. Gjithashtu shpjegoi se Turqisë nuk i ishte dhënë mundësia të blinte raketa Patriot të prodhuara nga Amerika.

Turqia anëtare e NATO-s u përjashtua nga programi F-35 dhe zyrtarët e saj të mbrojtjes u sanksionuan pasi bleu sistemin e mbrojtjes raketore S-400 të prodhuar nga Rusia.

SHBA kundërshton fuqishëm përdorimin e sistemeve ruse brenda NATO-s dhe thotë se paraqet një kërcënim për F-35. Turqia pohon se S-400 mund të përdoren në mënyrë të pavarur pa u integruar në sistemet e NATO-s dhe prandaj nuk paraqesin asnjë rrezik.

 

Të fundit