Flash News

Bota

SHBA e shqetësuar për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë, reagon ambasada ruse: Deklaratatë provokuese dhe boshe

SHBA e shqetësuar për përdorimin e armëve kimike në

Ambasada ruse në Uashington tha se deklaratat e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga Rusia në Ukrainë ishin "provokuese" dhe "boshe".

"Ned Price u dallua edhe një herë nga fjalimet e tij boshe, të pa vërtetuara me asnjë provë të vetme", tha ambasada.

Gjithashtu shtoi se forcat e armatosura ruse “nuk kanë dhe nuk mund të kenë në dispozicion asnjë agjent lufte kimike, sepse vendi ynë eliminoi të gjitha rezervat e armëve kimike në vitin 2017”.

“Informacioni i konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes ruse për përgatitjen e provokimeve nga radikalët ukrainas me përdorimin e kimikateve është shqetësues. Kemi pyetje edhe për origjinën e këtyre substancave”, shtoi ambasada.

Komentet ishin si përgjigje ndaj Price duke thënë se SHBA-ja është "e shqetësuar" se Rusia "mund të kërkojë të përdorë armë kimike", gjatë një konference të martën.

Burimi: CNN

Të fundit