Flash News

Bota

“SHBA, e sigurt për zgjedhje të ndershme”, ish-presidenti George W Bush uron Biden: Mund të bashkojë Amerikën!

“SHBA, e sigurt për zgjedhje të ndershme”, ish-presidenti
Ish-presidenti i SHBA George W Bush

Ish-presidenti i SHBA, George W Bush, ka lëshuar një deklaratë në të cilën i uron Joe Biden-it fitoren dhe siguron amerikanët se "vota e tyre është e numëruar".

"Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet siç duhet," tha ai, duke shtuar se: "Populli Amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta, integriteti i saj do të përkrahet dhe rezultati i tij është i qartë."

W Bush tha se kishte folur në telefon me Presidentin e zgjedhur, Joe Biden, dhe Zv. Presidenten, Kamala Harris, për t'i uruar ata. Ai e quajti Joe Biden "një njeri të mirë që ka fituar mundësinë për të udhëhequr” dhe bashkuar kombin amerikan, raporton BBC.

Bush gjithashtu përgëzoi Donald Trump për fitimin e mbështetjes së më shumë se 70 milion Amerikanëve dhe tha se zërat e tyre do të "dëgjohen përmes Republikanëve të zgjedhur në çdo nivel të qeverisjes".

Kujtojmë se, republikani George W Bush ka udhëhequr SHBA-në gjatë viteve 2001-2009. Ai u bë president pas një gare shumë të ngushtë në Florida në 2000, e cila ishte subjekt i argumenteve të hidhura ligjore midis Bush dhe kundërshtarit të tij Al Gore.

Votat në Florida shkuan në një rinumërim, i cili përfundoi një muaj pas zgjedhjeve me një vendim të diskutueshëm të Gjykatës së Lartë në favor të Bush.

Të fundit