Flash News

Bota

SHBA, Gjermania dhe Britania mund të nisin vaksinimin në dhjetor

SHBA, Gjermania dhe Britania mund të nisin vaksinimin në dhjetor

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të po përgatiten të shpërndajnë vaksinën anti-covid brenda muajit dhjetor. Lajmi u bë i ditur në mbledhjen e vendeve të G20-tës. Ndërkohë Spanja mund të nisë brenda muajit janar.

Britania mund të miratojë përdorimin e vaksinës së Pfizer dhe Biotech këtë javë. Ndërsa SHBA-të dhe autoritetet evropiane planifikojnë dhënien e autorizimit në dhjetor pas publikimit të rezultateve të testimeve.

CNN raporton se drejtuesi i programit amerikan të vaksinimit, Moncef Slaoui tha se amerikani i parë do të vaksinohet më 11 dhjetor. Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn tha se Gjermania dhe Spanja janë dy vendet e para që kanë plane për shpërndarjen e vaksinës.

Të fundit