Flash News

Bota

SHBA godet kartelin Sinaloa, Rubio: Do të mbrojmë amerikanët nga narkoterroristët

SHBA godet kartelin Sinaloa, Rubio: Do të mbrojmë amerikanët nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar masa të reja të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për kufizimin e vizave ndaj 75 personave të lidhur me kartelin Sinaloa.

Në një postim në rrjetin social X, Rubio bëri të ditur se masat prekin anëtarë familjesh dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të individëve të sanksionuar më herët për lidhje me këtë organizatë kriminale. 

Ai theksoi se administrata amerikane do të vijojë të forcojë masat kundër trafikut të drogës dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

“Sot po ndërmarrim hapa për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve që janë anëtarë familjesh ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059”, shkruan Rubio.

Të fundit