Flash News

Bota

SHBA i kundërpërgjigjet Rusisë, dëbon diplomatin rus nga Washingtoni

SHBA i kundërpërgjigjet Rusisë, dëbon diplomatin rus nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëbuar nga Washingtoni, këshilltarin e ministrit, numrin dy të ambasadës ruse në vend.

Spas CNN, dëbimi i diplomatit nga SHBA, erdhi si një kundërpërgjigje ndaj Rusisë që dëboi diplomatin e rangut të dytë amerikan, zëvendësshefit të misionit amerika në Moskë në fillim të këtij viti.

Rusët u alarmuan për këtë dje dhe diplomatit iu dhanë disa javë kohë që të largohej nga SHBA-ja.

SHBA-ja e ndërmori këtë veprim si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj asaj që kishin bërë rusët dhe jo si një shkas të lidhur me krizën në Ukrainë. Ky rast vjen pas vitesh të këqia diplomatike të shkëmbyera mes dy vendeve.

Personi nr. 2 në ambasadën ruse që do të largohet është këshilltari i ministrit.

Të fundit