Flash News

Bota

SHBA/ Iu injektoi ajër pas operacionit në zemër, infermieri dënohet për vrasjen e 4 pacientëve

SHBA/ Iu injektoi ajër pas operacionit në zemër, infermieri

Një infermier në Texas është dënuar për vrasjen, pasi iu injektoi ajër 4 pacientëve të cilët ishin duke u rikuperuar pa operacioneve që kishin kryer në zemër.

Sipas mediave të huaja, infermieri 37-vjeçar William George Davis u pushua nga puna në vitin 2018. Nga kamerat e vëzhgimit u konstatua se Davis shkonte në dhomat e pacientëve që ishin në fazën e shërimit pas operacioneve në zemër. Gjendja e tyre filloi të përkeqësohej papritur.

Davis vrau katër pacientë John Lafferty, Ronald Clark, Christopher Greenaway dhe Joseph Kalina, kur ajri që ai injektoi në linjat e tyre arteriale shkaktoi dëmtim të trurit.

Dr. William Turner, një kardiokirurg, dëshmoi se ajri hyri në tru përmes linjës arteriale. Kirurgu tregoi se është e pamundur që ajri të hyjë në trurin e pacientit gjatë operacionit.

Ndërsa një pulmonolog, dëshmoi se skanimet e trurit treguan se dëmtimi i trurit të pacientëve ishte shkaktuar nga ajri. Ai përjashtoi çështjet e presionit të gjakut dhe çdo shkak tjetër të dëmtimit përveç injektimit të ajrit.

Të fundit