Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
SHBA-ja dhe Kina, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemike në Evropë

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të "riparojnë" e "gjallërojnë" bashkëpunimin me aleatët e tyre evropianë ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po shihen si konkurrentë në Evropë lidhur me mbështetjen për sigurimin e vaksinave si dhe rimëkëmbjen post-pandemisë.
Presidenti Joe Biden pritet të flasë të premten virtualisht në Konferencën e Mynihut për Sigurinë.
Të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të bisedojë virtualisht me homologët e tij francezë, gjermaninë dhe nga Mbretëria e Bashkuar (i ashtuquajtura E3), rreth asaj që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price i quajti "sfida të përbashkëta globale".
Zoti Blinken do të marrë pjesë gjithashtu në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në 22 shkurt me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell. Fjalimi i Presidentit Biden të premten vjen pas një zotimi nga ana e Presidentit kinez Xi Jinping për të rritur në vitet e ardhshme importet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) drejt tregut kinez.
Javën e kaluar, zoti Xi kryesoi një takim virtual të nivelit të lartë, me udhëheqës e zyrtarë nga i ashtuquajturi blloku "17 + 1", duke i vënë syrin hyrjes në tregun evropian të vaksinave kundër COVID-1-s ndërsa pohonte ndikimin e Kinës në rajon.
Grupi 17 + 1 u krijua në 2012 ndërsa Kina kërkonte bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Dymbëdhjetë prej tyre janë anëtarë të Bashkimit Evropian.
"Kina është e gatshme të shqyrtojë në mënyrë aktive nevojat për vaksina nga ana e vendeve të EQL-së" tha zoti Xi, duke përmendur Serbinë dhe Hungarinë si dy vende që kanë filluar tashmë të kryejnë programe vaksinimi në mbarë vendin me vaksina kineze.
Në pesë vitet e ardhshme Kina synon të importojë, më shumë se “170 miliardë dollarë amerikanë mallra nga vendet e EQL-së", tha zoti Xi, duke propozuar krijimin e një tregu fermash me shumicë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, në një përpjekje për të dyfishuar ekspertet bujqësore nga keto vende drejt Kinës si dhe për të rritur tregtinë bujqësore me to me 50% gjatë pesë viteve të ardhshme.
Thirrja e Pekinit drejtuar vendeve evropiane vjen ndërsa Uashingtoni po shton përpjekjet rreth asaj që zyrtarët e cilësuan, "gjallërim i aleancave kryesore" dhe kthim në multilaterizëm.
"Administrata Biden-Harris është e përkushtuar për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët tanë mbi Kinën, duke filluar me Evropën", i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
"Ne i njohim partnerët tanë evropianë, interesat dhe marrëdhëniet e tyre dhe nuk po i detyrojmë ata të zgjedhin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, ne mbetemi të shqetësuar pasi Kina i ka përdorur shpesh organizatat shumëpalëshe si një mjet për të avancuar interesat e saj ekonomikë, kombëtarë, ato të lidhura me sigurinë dhe politikën e jashtme në kurriz të paqes dhe prosperitetit të vendeve të tjera, respektimit të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla", tha zëdhënësi.
Vëzhguesit rajonalë thanë se zoti Xi u prit ftohtë në samit. Gjashtë vende zgjodhën të dërgojnë ministra në vend të krerëve të shteteve në samitin virtual, niveli më i ulët i përfaqësimit në nëntë vite.
Të gjashtë vendet janë Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania dhe Sllovenia.
Vëzhgues të tjerë thanë se suksesi më i madh i Pekinit në samitin virtual ishte të provonte se blloku 17 + 1 "nuk ka vdekur", ndërsa vënë në dukje se zoti Xi nuk arriti të tërheqë të gjithë krerët e shteteve të EQL-së për të marrë pjesë, pavarësisht ftesave personale dhe "veprimeve të dëshpëruara" të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.
"Asnjë ndikim i prekshëm shtesë i fituar në BE nga Pekini" shkruante në Twitter Jakub Jakóbowski, bashkëpunëtor i vjetër i Qendrës për Studime Lindore, me bazë në Varshavë.
Në janar, Serbia mori një milion doza të vaksinës kineze kundër COVID-it Sinopharm, duke u bërë vendi i parë evropian që përdor vaksinat kineze. Serbia dhe Kina kanë mbajtur lidhje të ngushta ndërsa kompanitë kineze investojnë me miliarda euro në infrastrukturë e projekte në fushën e energjisë në Serbi.
Gjithashtu në janar, Hungaria u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që miratoi vaksinën kineze Sinopharm. Shumë vende të BE-së mbështeten tek vaksinat e siguruara nga kompanitë amerikane Pfizer e Moderna./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38